AAC: Po presim dritën jeshile nga IKSHP për t’i kërkuar Qeverisë hapjen e Aeroportit

  • 13 June 2020 - 17:24
 AAC: Po presim dritën jeshile nga IKSHP për t’i kërkuar Qeverisë hapjen e Aeroportit

Autoriteti Civil i Aviacionit ka ardhur me një njoftim të rëndësishëm në lidhje me hapjen e aeroportit dhe rifillimin e fluturimeve.

Nga ky institucion thonë se në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse janë duke bërë vlerësimet dhe përgatitjet e duhura për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime ajrore.

Nga AAC thonë se po presin dritën jeshile nga IKSHPK për të proceduar me kërkesën drejt Qeverisë për hapjen e aeroportit.

“Pritet vlerësimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në lidhje me situatën aktuale shëndetësore me COVID-19 dhe në momentin e një rekomandimit pozitiv nga ky Institut, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës do t’i propozojnë për vendimmarrje Qeverisë hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime të rregullta”, thuhet në njoftim.

 

Komunikatë për shtyp në lidhje me hapjen e ANP "Adem Jashari" Njoftohen të gjithë operatorët ajrorë, udhëtarët dhe...

Publiée par Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës sur Samedi 13 juin 2020

(Kosova Sot Online)