Rasti i parë pas 40 ditësh/ Shpalli fundin e pandemisë, shfaqet sërish koronavirusi në Malin e Zi

  • 15 June 2020 - 11:47
Rasti i parë pas 40 ditësh/ Shpalli fundin e pandemisë, shfaqet sërish koronavirusi në Malin e Zi

Mali i Zi u bë vendi i parë në Europë që shpalli fitoren ndaj Covid-19 disa ditë më parë, ku u shëruan të gjithë të infektuarit dhe nuk pati u raportua asnjë rast i ri.

Së fundmi, është raportuar se koronavirusi është shfaqur sërish në vendin fqinj pas 40 ditësh.

Bëhet fjalë për një rast të importuar nga jashtë, i cili është vetë-izoluar menjëherë. Rasti u zbulua pas 128 testesh të dyshuara për Covid-19 që u kryen gjatë fundjavës, ku njëri prej tyre rezultoi pozitiv ndaj virusit.

Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi bëri me dije se personi i infektuar kishte qëndruar disa ditë në Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas u rikthye në Malin e Zi.

ISHP njoftoi se:

Në analizat e sotme, një prej mostrave ishte pozitive. Bëhet fjalë për një rast të importuar që javën e kaluar qëndroi në Bosnjë e Hercegovinë dhe i cili për arsye parandaluese dhe të vetë-insistimit ka qëndruar në izolim dhe momentalisht ende po qëndron.
Mali i Zi shpalli fundin e epidemisë më 2 qershor, pasi për 28 ditë me rradhë nuk pati asnjë rast të ri të virusit.

(Kosova Sot Online)