Ministria e Shëndetësisë prezanton manualin për mbrojtje nga virusi

  • 15 June 2020 - 13:30
Ministria e Shëndetësisë prezanton manualin për mbrojtje nga virusi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka prezantuar të hënën manualin për mbrojtje nga virusi. Sipas tij, dokumenti përmban udhëzime për veprimtari të ndryshme.

“Po e ndajmë me ju manualin për mbrojtje nga virusi. Është një dokument i cili do të përditësohet, varësisht nga situata dhe do të plotësohet bazuar në të dhënat e reja shkencore”, ka thënë Zemaj në një konferencë për shtyp.

Zemaj ka thënë se ky manual përmban udhëzime për udhëtime, gastronomi dhe veprimtaritë e tjera.

“Ky është përgatitur në bazë të njohurive dhe duke shfrytëzuar njohuritë e organizatave. Do të parandalojë përhapjen e virusit kurse përmban udhëzime për udhëtime, gastronomi, vendvotimet, qendrat tregtare dhe veprimtaritë që po lirojmë”, ka thënë Zemaj.

Ministria e Shëndetësisë do ta shpërndajë manualin në të gjitha institucionet qendrore e lokale.

(Kosova Sot Online)