Dikush largon shenjat e trafikut në Gërmi, përfundojnë në pyll

  • 15 June 2020 - 16:31
 Dikush largon shenjat e trafikut në Gërmi, përfundojnë në pyll

“Vrojtuesit e Lagjes”, të cilët raportojnë parregullsitë dhe problemet e qytetarëve në Prishtinë, kanë publikuar një foto ku shihet se dikush ka larguar shenjat e trafikut në një nga rrugët e parkut të Gërmisë.

Sipas tyre, këto shenja janë larguar nga rruga Gërmi-Butovc dhe i kanë hedhur në pyll.

“Qytetarët e pandërgjegjshëm i kanë hjekë shenjat e trafikut në rrugën e re të malit të Gërmisë- Butovc dhe i kanë gjuajtur në mal”, shkruajnë “Vrojtuesit e Lagjes” në Facebook.

(Kosova