Kurti në Drenas, Dardanë e Gjilan për të parë si po shkojnë nënshkrimet

  • 15 June 2020 - 16:41
 Kurti në Drenas, Dardanë e Gjilan për të parë si po shkojnë nënshkrimet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar sot Drenasin, Dardanën e Gjilanin, ku takoi aktivistët dhe qytetarët nënshkrues të peticionit për zgjedhje.

“Në Drenas, por pastaj edhe në Dardanë e Gjilan, entuziazmi për zgjedhje të reja është i lartë në këto ditë të nxehta qershori dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e numrit të nënshkrimeve në peticion. Nëpër takimet tona, e sidomos në këto tri të fundit me qytetarë, hetohet dëshira e nevoja për një qeveri të mirë, e jo një qeveri koti. Për një qeverisje që jep ndjenjën e sigurisë dhe zhvillimit, e jo të shantazhit, e të presidentit”, thuhet në njoftimin e VV-së.

z

VV thekson se koha e zgjedhjeve po afron dhe rikthimi i tyre do të jetë edhe më i fuqishëm.

“Rikthimi ynë do të jetë edhe më i fuqishëm, sepse nuk do të jetë vetëm rikthim i yni, por edhe i vetë popullit në qeverisje”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)