Hoti merr urim nga sheiku i Kuvajtit

  • 15 June 2020 - 17:07
 Hoti merr urim nga sheiku i Kuvajtit

Kryeministri Avdullah Hoti me rastin e marrjes së postit të ri në krye të Qeverisë së Kosovës, ka pranuar telegram urimi nga homologu i tij nga Kuvajti, sheiku Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në telegramin e urimit, kryeministri i Kuvajtit shpreh urimet më të sinqerta me rastin e formimit të Qeverisë së re dhe përmbushjen e aspiratave të popullit të Republikës së Kosovës.

“Përfitoj nga rasti, të vlerësoj marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe që lidhin dy vendet tona, duke shprehur sigurinë tonë për forcimin e tyre, në të mirë të dy popujve tanë miq”, thuhet ndër të tjera në telegramin e urimit.

(Kosova Sot Online)