Gjatë pandemisë janë ngritur 924 aktakuza ndaj 1160 personave

  • 15 June 2020 - 17:20
 Gjatë pandemisë janë ngritur 924 aktakuza ndaj 1160 personave

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë kohës së pandemisë, prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë ngritur nëntëqind e njëzetekatër (924) aktakuza, kundër njëmijë e njëqind e gjashtëdhjetë (1160) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëqind e gjashtëmbëdhjetë (716) persona, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit njofton opinionin se prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, janë bërë dyqind e gjashtëdhjetë (260) kërkesa për caktimin e paraburgimit të treqind e gjashtëmbëdhjetë (316) personave, për
shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjatë kësaj periudhe kohore, prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale, kanë bërë gjashtëdhjetenëntë (69) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë kësaj periudhe kohore ka bërë pesë (5) kërkesa për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare.

Derisa gjatë kësaj periudhe raportohet se janë bërë pesë kërkesa për arrestim, përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)