Anulohen të gjitha fluturimet e parapara për nesër

  • 15 June 2020 - 19:32
 Anulohen të gjitha fluturimet e parapara për nesër

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka njoftuar se të gjitha fluturimet e parapara për datën 16 qershor janë anuluar.

Për shkak të Covid-19 aeroporti vazhdon të jetë i mbyllur.

“Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 16 Qershor 2020 janë anuluar. Për rezervimet tuaja si dhe detaje tjera rreth fluturimit ju lusim të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ditë më parë nëpërmjet një shkrimi në Facebook pati paralajmëruar hapjen e shpejtë të aeroportit.

“Brenda pak diteësh do teë marrim vendim peër hapjen e aeroportit, gjithnjeë sipas rekomandimeve teë mjekeëve, autoriteteve peërkateëse dhe Institutit Kombeëtar teë Sheëndeteësiseë Publike teë Kosoveës/ IKSHPK.’, kishte deklaruar Zemaj më 13 qershor.

Që nga përhapja e pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 1,486 raste me COVID-19, ndërsa të shëruar 1,183 dhe të vdekur 33.

(Kosova Sot Online)