Arianit Koci rezulton negativ në testin për koronavirus

  • 15 June 2020 - 19:47
 Arianit Koci rezulton negativ në testin për koronavirus

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ka rezultuar negativ në testin për koronavirus. Që nga dje, Koci njoftoi se ishte vetizolur në shtëpinë e tij pasi kishte pasur kontakt me një të infektuar.

“Rezultati në testimin e COVID 19 është NEGATIV. Pra, nuk jam infektuar me koronavirus (Covid-19).”, shkroi Koci në Facebook.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes.

Shkrimi i plotë i Kocit në Facebook:

Faleminderit të gjithëve për interesimin!

Duhet ta pranoj: jam zënë në befasi se sa mikun e dashamirin e paskam.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin e mrekullueshëm të IKSHP dhe drejtori Naser Ramadanin, të cilët me profesionalizëm e trajtuan rastin tim, dhe çdo rast tjetër.

Shfrytëzoj rastin që ta falënderoj edhe ministrin Armend Zemaj, i cili u interesua për mua, dhe më siguroi që jo vetëm une, por të gjithë tjerët që eventualisht kanë nevojë, do ta kenë trajtimin profesional në IKSHP.

Sistemi ynë shëndetësor po funksionon.

Sidoqoftë, rreziku nuk ka kaluar ende.

Prandaj, pa panike por me shumë kujdes.

(Kosova Sot Online)