Armend Zemaj: Numri është shqetësues, duhet të jemi të vëmendshëm

  • 15 June 2020 - 21:02
 Armend Zemaj: Numri është shqetësues, duhet të jemi të vëmendshëm

129 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar nga IKSHPK.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Debat Plus ka thënë se situata është e menaxhueshme, por ky numër vjen si pasojë e pakujdesisë, transmeton Indeksonline.

“Numri është shqetësues, duhet të jemi të vëmendshëm, është e menaxhueshme, s’kemi problematika as nga IKSHPK për testet e pikat e kontaktit, kam zhvillu edhe takime me Klinikën Infektive, ta shoh gjendjen e pacientëve por dhe përgatitjen nëse shtohet numri.

Ky numër ka tregu pakujdësinë tonë, pas lirimit të masave dhe dita e sotme, kanë çit në sipërfaqe moskujdesinë dhe papërgjegjsinë, andaj ky numër duhet të analizohet.

Edhe ata që kanë dal pozitiv, por asnjëri s’është në rrezik për jetë. Kërkojmë të përcillën rast pas rasti.

Kemi miratu manualin që mendohet se parandalon përhapjen e kësaj pandemie dhe të shohim si duhet menaxhuar”, ka thënë Zemaj.

(Kosova Sot Online)