18 raste në Prizren, Haskuka thotë se virusi është ende mes nesh

  • 15 June 2020 - 22:04
 18 raste në Prizren, Haskuka thotë se virusi është ende mes nesh

Janë konfirmuar 129 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 18 janë nga komuna e Prizrenit.

Kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, ka apeluar qytetarët për respektim të masave.

‘’Sot në IKSHPK janë testuar gjithsej 385 mostra, ndërkaq me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 129 raste.’’, tha ai.

‘’Në Prizren janë konfirmuar 18 raste (sipas vendbanimit: 15 raste në Prizren, 1 rast në Mazrek, 1 rast në Reçanë dhe 1 rast në Romajë).’’

‘’Të dashur qytetarë, virusi është ende mes nesh! Ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike!’’, ka përfunduar ai.

(Kosova Sot Online)