Dy nga tre të prekurit me Covid-19 në Drenas jetojnë në Prishtinë

  • 15 June 2020 - 22:09
 Dy nga tre të prekurit me Covid-19 në Drenas jetojnë në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka dhënë detaje pasi tre qytetarë nga kjo komunë rezultuan pozitiv në Covid-19. Sipas Lladrovcit, dy prej tyre banojnë në kryeqytet derisa rasti i tretë u infektua në vendin e punës në Postën e Kosovës.

“Dy nga tri rastet, janë familjarë dhe jetojnë në Dardani-Prishtinë, ndërsa rasti i tretë supozohet se është rast kontakti në vendin e punës, në Prishtinë-Posta e Kosovës, ndërsa vendbanimi i tij është në Fushticë të Poshtme”, shkroi Lladrovci në Facebook:

Shkrimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:

Të nderuar qytetarë të komunës së Drenasit,

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot, pas testimit të katër qytetarëve me adresë nga komuna jonë, tre kanë rezultuar pozitiv.

Dy nga tri rastet, janë familjarë dhe jetojnë në Dardani-Prishtinë, ndërsa rasti i tretë supozohet se është rast kontakti në vendin e punës, në Prishtinë-Posta e Kosovës, ndërsa vendbanimi i tij është në Fushticë të Poshtme.

Apelojmë te qytetarët, të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me pandeminë.

Kujdes po, panik jo!

(Kosova Sot Online)