Gjermania shënon rritje të rasteve dhe vdekjeve të reja nga COVID-19

  • 16 June 2020 - 12:57
Gjermania shënon rritje të rasteve dhe vdekjeve të reja nga COVID-19

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 378 në 186.839, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infective, raporton Reuters.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me nëntë në 8.800.

Shifrat paraqesin rritje nga ditët e kaluara kur u shënuan shumë më pak infeksione dhe vdekjeve ditore.

Gjermania ka tejkaluar më mirë pandeminë se shumë nga fqinjët e saj evropianë.

Italia ka regjistruar 237,000 raste dhe 34,000 vdekje.

Franca ka pasur 194,000 infeksione dhe 29,000 vdekje.

Mbretëria e Bashkuar ka kaluar më së keqi në Evropë me 298,000 raste dhe gati 42,000 vdekje.

(Kosova Sot Online)