Më 19 qershor misioni i OSBE-së arrin në Shkup

  • 16 June 2020 - 13:30
Më 19 qershor misioni i OSBE-së arrin në Shkup

Më 19 qershor, ekipi vëzhgues i OSBE/ODIHR do të arrijë në vend, ndërsa do të jetë i gatshëm për punë prej 22 qershorit, deklaroi për MIA-n, zëdhënësja e OSBE/ODIHR, Katja Andrush.

Ajo theksoi se ODIHR do të vendosë Mision të posaçëm për vlerësimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 15 korrik, pasi që dje LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja i harmonizuan pozicionet e tyre.

Misioni përbëhet nga shtatë ekspertë, të cilët do të akomodohen në Shkup dhe do të monitorojnë të gjithë procesin zgjedhor nga kryeqyteti.

“Misioni do të vlerësojë me kujdes shkallën në të cilën mbahen zgjedhjet në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike, si dhe në përputhje me legjislacionin kombëtar”, tha Andrush për MIA.

(Kosova Sot Online)