Viola Von Cramon: Duam marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

  • 16 June 2020 - 14:05
Viola Von Cramon: Duam marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Raportuesja për Kosovën në PE: Duam marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka kërkuar marrëveshje të qëndrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë.

Von Cramon përmes një reagimi në Twtiter deklaroi se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak do të rifillojë këtë dialogu në Prishtinë, e më pas duke vazhduar në Beograd.

“Le të përpiqemi për një marrëveshje të qëndrueshme dhe të negociuar mirë me një pjesëmarrje të gjerë dhe pranuese të të gjithë palëve të interesuara në Kosovë dhe Serbi.

Përfaqësuesi i BE-së Miroslav Lajçak do të rifillojë këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja sot në Prishtinë dhe javën tjetër në Beograd”, shkroi  Von Cramon në Twitter.

Me arritjen e tij në Kosovë, Lajçak pritet të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtarë të BE-së.

(Kosova Sot Online)