Qytetarët në hallë me rrugët e Prishtinës

  • 16 June 2020 - 14:32
Qytetarët në hallë me rrugët e Prishtinës

Disa rrugë të kryeqytetit kanë filluar të rregullohen tash e sa ditë, por duke shkaktuar edhe shumë dëme për qytetarët.

Një lexuesi ka njoftuar redaksin dhe ka dërguar disa fotografi për situatën e rrugës së “Llapit”në Prishtinë, qytetari ka njoftuar se ka kontaktuar me zyrtarët komunal por ende nuk ka pranuar as edhe nje përgjigje.

Për këtë veprim ai ka biseduar edhe me punëkryesit e rrugës mirëpo ata nuk marrin përgjegjësine e dëmit të shkaktuar.

Nga fotografia vërhet se aty janë dëmtuar edhe gypat e ujit ,banorët tregojnë se aty që disa ditë rrjedhe ujë I pijshëm pandërprerë.

(Kosova Sot Online)