S’kalon propozimi i VV-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë

  • 16 June 2020 - 15:33
S’kalon propozimi i VV-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka marrë vendim që të zëvendësohen disa anëtarë të kuvendeve komunale, si në Klinë, Pejë e Prishtinë me anëtarët e rinj.

Anëtarët e rinj janë: Liri Gashi nga radhët e AAK-së në Klinë, Bekim Morina nga LDK-ja në Pejë, Kreshnik Smajlaj nga AAK-ja në Prishtinë.

Gjithashtu, u kërkuar që  të futet si pikë e rendit të ditës kërkesa drejtuar IKShP-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë. Këtë kërkesë e bëri Alim Rama anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Propozimi, diskutim për kërkesë IKShPK-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë, sepse ky ka me ndikuar në çështjet operacinale, dhe ndikime financiare, sa kohë shtesë dhe sa fonde shtesë ka me pas nevojë”, tha ai.

Por me këtë nuk u pajtuar Arianit Elshani nga radhët e Partisë Demokratiket të Kosovës.

“Nuk mund të deklarohem për apo kundër, po maltretohemi për një pikë e cila nuk na takon, jemi të gatshëm kurdoherë të i mbajmë zgjedhjet e kemi manualin dhe pastaj mund të diskutojmë”, u shpreh Elshani.

Ky propozim nuk hyri në rend dite.

Në këtë mbledhje Këshilli për operacione zgjedhore paraqiti raportin “Analiza e votave për asistencë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 6 tetor 2019”.

Atë e prezantoi Alim Rama, i cili kërkoi që ky raport të votohet.

“Kjo analizë i rekomandon KQZ-së, të cilat duhet të përfshihen në procesin e ardhshëm zgjedhor, në disa vende ka mbi 20 për qind të votave me asistencë”, tha ai.

Kurse Arianit Elshani, nga PDK-ja kërkoi që rekomandimet e dhëna të zbatohen.

“Këto rekomandime që janë dhënë të zbatohen dhe të merren përsyshë të gjitha që janë marrë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)