E tmerrshme: Gjendet një trup i djegur me duar të lidhura pas shpinës

  • 16 June 2020 - 15:56
 E tmerrshme: Gjendet një trup i djegur me duar të lidhura pas shpinës

Polica e Nju Jorkut e ka gjetur trupin e djegur të një burri me duar të lidhura pas shpinës.

Trupi u gjet afër rrugës “Hutchinston River Parkway” në Bronx të Nju Jorkut në mesnatën mes së hënës dhe të martës, shkruan “Daily Mail”.

Autoritetet fillimisht morën një telefonatë për shuarjen e një zjarri anash rrugës. Kur ato shkuan në vendin e ngjarjes, policia dhe zjarrfikësit e gjetën një trup njeriu.

Trupi ende ishte në flakë dhe viktima i kishte duart e lidhura pas shpinës. Afër vendit të ngjarjes nuk ishte asnjë veturë.

Incidenti është duke u trajtuar si rast i dyshimtë dhe policia i ka nisur hetimet në lidhje me të.

Autoritetet do ta nisin punën për identifikimin e trupit dhe viktimës do t’i bëhet autopsia.

(Kosova Sot Online)