Lajçak zbarkoi në Aeroportin Ushtarak të Prishtinës, u prit nga Apostolova dhe shefi i KFOR-it

  • 16 June 2020 - 16:11
 Lajçak zbarkoi në Aeroportin Ushtarak të Prishtinës, u prit nga Apostolova dhe shefi i KFOR-it

Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është ndihmuar nga shteti zviceran me një aeroplan ushtarak për të arritur në Prishtinë, pas bllokimit të rrugëve ajrore si pasojë e pandemisë me COVID-19.

Ai sot ka zbarkuar në aeroportin ushtarak të Prishtinës, ku është pritur nga shefja e Zyrës së BE’së në Kosovës, Natalya Apostolova, dhe shefi i KFOR-it, Gjenerali Michele Risi.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak u mirëprit me të ardhur në aeroportin Ushtarak të Prishtinës nga Shefa e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadorja Nataliya Apostolova dhe nga Komandanti i misionit të NATOs KFOR-it Gjeneral Major Michele Risi”, thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra e NATO-së në Prishtinë.

Nga NATO ndërkohë potencojnë se mbështesin dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“NATO vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)