Rast i rëndë në Milloshevë, dy fëmijë bien në pus, konstatohet vdekja e njërit, tjetri po kërkohet
Një fëmijë ka vdekur në Milloshevë, pasi ka rënë në një pus me ujë, dhe një tjetër është duke u kërkuar nga ekipet e kërkim shpëtimit.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informaten se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një femiu rreth 10/12 vjeçar i nxjerrur nga pusi”, ka thënë Hoxha.
Ai ka bërë të ditur se janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmiu tjetër i cili dyshohet të ketë rënë në ujë.
(Kosova Sot Online)