Tre persona thërrasin emrin e VV’së te oborri i Presidencës ku po takohen Thaçi e Lajcak

  • 16 June 2020 - 17:23
 Tre persona thërrasin emrin e VV’së te oborri i Presidencës ku po takohen Thaçi e Lajcak

Disa persona kanë brohoritur “Vetëvendosje” para Kuvendit të Kosovës, pak para takimit të presidentit me emisarin e BE’së për dialog.

Derisa mediat po qëndrojnë në oborrin e Kuvendit ka pasur disa të rinj, të cilët kanë brohoritur “Vetëvendosje” para oborrit të Kuvendit, pastaj të njëjti janë larguar.

Policia po qëndron të hyrja e Kuvendit por që nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje, kanë raportuar nga vendi i ngjarjes gazetarë.

Fillimisht emisari i BE’së për dialog, Mirosllav Lajcak po mban takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

I njëjti pas takimit me Thaçin do të takohet me krye parlamentaren Vjosa Osmanin dhe më pas me kryeministrin Avdullah Hoti.

(Kosova Sot Online)