Qeveria e Maqedonisë vendosi që të hapen gjithë pikat kufitare por me disa kushte

  • 16 June 2020 - 17:43
 Qeveria e Maqedonisë vendosi që të hapen gjithë pikat kufitare por me disa kushte

Sot në seancën e 69-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut miratoi disa dekrete me fuqi ligjore, duke përfshirë edhe hapjen e të gjitha kufijve prej nesër (17 qershor), por duke zbatuar masat që janë aktive.

“Ne këtë seancë, Qeveria solli vendim që prej nesër, 17 qershor, të hapen të gjitha vendkalimet kufitare në vend, duke zbatuar masat të cilat janë aktive, me çka për hyrje në Maqedoninë e Veriut është e obligueshme që të tregohet test i vlefshëm negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se ngelet edhe masa për nënshkrim e Deklaratës për vetizolim të obligueshëm prej 14 ditë, në bazë të së cilës Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor përgatit Vendim per mbikëqyrje dhe vetizolim shtëpiak që e kontrollon MPB.

Vazhdon të ngel rregulli për qytetarët që hyjnë në vend dhe posedojnë testin PRC jo më të vjetër se 72 orë, duke nënshkruar dekleratën për vetizolim.

Në bazë të deklaratës, qytetari do të marrë një Vendim për kontroll shëndetësor dhe vetizolim shtëpiak nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, ndërsa nga pjesëtarët e MPB-së do të kontrollohet nëse e zbaton këtë vendim.

MPB-ja njoftoi se qytetarët që nuk do të paraqesin PCR testin e vlefshëm, ata duhet të futen në karantinë shtetërore. Në këtë situatë, policia do të bartë qytetarin prej kalimit kufitar deri në karantinën shtetërore dyjavore.

Qytetari mund të kërkojë të testohet me PCR test. Nëse rezulton negative, ai mund të mban ditët tjera të karantinës 14-ditore në shtëpi,

(Kosova Sot Online)