Sulmoi sek*ualisht motrën, rrahu gruan, arrestohet qytetari nga Hajvalia

  • 16 June 2020 - 20:56
 Sulmoi sek*ualisht motrën, rrahu gruan, arrestohet qytetari nga Hajvalia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në këtë lagje të kryeqytetit. Personi me inicialet J.I dyshohet se e ka sulmuar seksualisht motrën e tij të mitur.

Ngjarja ka ndodhur të hënën pasdite në Hajvali të Prishtinës.

Por ky i fundit nuk u ndalë me kaq.

Burri nga para lagjja e Prishtinës më pas dyshohet se  ka sulmuar fizikisht edhe bashkëshorten.

Për këtë ngjarje të rëndë kishin dëgjuar edhe komshinjtë e të dyshuarit.

Ata nuk kanë pranuar të flasin para kamerës por e kanë pashkruar të dyshuarin si person problematik. 

E dyshuari për gjithë këtë ngjarje të rënd sipas fotove të tij në Facebook duket se i kishte merak armët.

Ndërkohë me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Por sipas raportit të policisë të hënën pati edhe raste të tjera të dhunës në fëmije në Kosovë.

Tre persona  janë dërguar në mbajte pasi kanë sulmuar gratë e tyre në Prishtinë e nga një në Gjilan e Gjakovë.

(Kosova Sot Online)