Nën kërcënimin e armëve, maskat grabisin postën

  • 16 June 2020 - 23:14
Nën kërcënimin e armëve, maskat grabisin postën

Policia bën me dije se, autorët nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me një motoçikletë.

Njoftohet se pas sigurimit të identikiteve të autorëve janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Tiranës dhe po punohet për arrestimin e tyre.

Tiranë/Informacion paraprak

Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit “Shqiponja”, në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve.

Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhena mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin.

(Kosova Sot Online)