Osmani: Është vendim unanim i Kryesisë që Hoti të raportojë në Kuvend para nisjes në Washington

  • 17 June 2020 - 16:01
 Osmani: Është vendim unanim i Kryesisë që Hoti të raportojë në Kuvend para nisjes në Washington

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pas mbledhjes së Kryesisë, thotë se do t’i kërkohet kryeministrin Avdullah Hoti që të raportojë në Kuvend, para se të shkojë në takimin me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Osmani thotë se Kryeministri Hoti duhet të vijë në Kuvend, të raportojë dhe të debatojë lidhur me qëndrimet e Kosovës që ai do t’i mbajë në Washington, ku do të shkojë bashkë me Presidentin Hashim Thaçi.

“Me vendim unanim të anëtarëve prezentë të kryesisë, unë do t’i drejtohem kryeministrit, që ai t’i raportojë Kuvendit para se të niset në Kuvend para se të niset në Washington në takimin e datës 27 qershor, duke e pasur parasysh gjithnjë rëndësinë e çështjes së dialogut dhe duke pasur parasysh rolin mbikëqyrës që e ka Kuvendi e gjithashtu edhe përgjegjësinë që e ka Qeveria që t’i raportojë Kuvendit. Do ta ftojmë Kryeministrin që të vijë të debatojë dhe të raportojë për qëndrimet që do t’i mbajë Kosova”, ka thënë Osmani.

“Datën e caktojmë, por patjetër do të mbahen para takimit në Washington”, ka thënë tutje Osmani.

Ajo ka treguar se këtë kërkesë e ka bërë Grupi Parlamentar in Vetëvendosjes.

(Kosova Sot Online)