VV insiston që Kryeministri “ilegal” të raportojë në Kuvend para shkuarjes në Amerikë

  • 17 June 2020 - 16:20
 VV insiston që Kryeministri “ilegal” të raportojë në Kuvend para shkuarjes në Amerikë

VV insiston që Kryeministri “ilegal” të raportojë në Kuvend para shkuarjes në Amerikë

Shefi i grupit parlamentar të LVV’së, Rexhep Selimi ka folur para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Selimi ka thënë para gazetarëve se kanë diskutuar për seancat që pritet të mbahen në Kuvend, derisa, ai thotë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duhet që të raportojë në Kuvend para se të shkojë për takim me Serbinë në Uashington.

“Diskutuam për seancat që pritet të mbahen në Kuvend të Kosovës, deri në momentin kur po flasim Avdullah Hoti ende nuk ka shprehur as më të voglin interes që të raportojë në Kuvend, për atë që është i gatshëm ta raportojë kudo tjetër e veçse këtu. Ka shprehur gatishmëri të diskutojë në Akademinë e Shkencave, në zyrën e presidentit e jo në parlamentin e Kosovës që nuk i ndihet borxhli. Ne sot e ngritëm si çështje që të vijë këtu të raportojë, për atë që po proklamon që është i gatshëm të bëjë siç është udhëtimi i tij me 27 ku do të flitet për Kosovën Ai ndoshta nuk e ndien vetën borxhli, a i ndoshta e ndien vetën ndaj presidentit e disa partive. Ai duhet të i raportojë Kuvendit. Një kryeministër ilegal po e shpërfaq edhe njëherë vetën si të papërgjegjshëm”, ka thënë Selimi, duke shtuar se për raportimin e Hotit para deputetëve votuan pro të gjithë anëtarët e kryesisë.

“Me votat e të gjithë anëtarëve të kryesisë arritëm që ta ftojë për atë që do të flasë në takimet që parasheh të ardhmen t’i mbajë me Serbinë. Nëse në këtë vazhdë nuk përgjigjet ne do të shfrytëzojmë edhe që t’i mbledhim nënshkrimet që ta sjellim me dashje e pa dashje, z.Hoti që për fat të keq nuk po mundem ti referohem si kryeministër. Vetëvendosje e thotë atë jo që të na thërras ne nuk kemi pse t’i shkojmë në atë zyre ku është në mënyrë ilegale, ai duhet të kthehet në parlament, ne e presim në Kuvend, para se ai të na pres në zyrën e tij”, thotë Selimi.

(Kosova Sot Online)