Selmanaj Kosnett’it: Lufta kundër korrupsionit, reformat në drejtësi dhe dialogu prioritetet e mia

  • 17 June 2020 - 16:24
 Selmanaj Kosnett’it: Lufta kundër korrupsionit, reformat në drejtësi dhe dialogu prioritetet e mia

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka pritur në takim ambasadorin e ShBA’së në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim, Selmanaj e ka njoftuar ambasadorin Kosnett për prioritetet e tij që përfshijnë, luftën kundër korrupsionit, reformat në drejtësi dhe zhvillimi i dialogut.

“Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Selmanaj e njoftoi ambasadorin Kosnett për prioritetet e kabinetit të tij, siç janë: luftimi i korrupsionit, reformat në drejtësi, si dhe zhvillimi i dialogut”, thuhet në njoftim.

Ambasadori amerikan në këtë takim përsëriti se ShBA’ja do të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën.

“Ndërsa, ambasadori Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Kosovën, sidomos në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit – përfshirë këtu edhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Komunikim me Publikun e Kryeministrit.

(Kosova Sot Online)