Xhabir Zharku paguan 100 mijë euro kaucion për t’u liruar nga paraburgimi

  • 17 June 2020 - 16:57
 Xhabir Zharku paguan 100 mijë euro kaucion për t’u liruar nga paraburgimi

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, sot është liruar nga paraburgimi me anë të kaucionit.

Atij i është dashur që të deponojë shumën prej 100 mijë eurove në llogarinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës në mënyrë që të lirohej nga paraburgimi.

Lajmin e lirimit të Zharkut e ka dhënë avokati Tomë Gashi përmes profilit të tij në Facebook.

Ish-kryetari i Kacanikut po qëndronte në paraburgim që nga data 15 dhjetor, 2019.

Zharku ishte arrestuar më 14 dhjetor të vitit të kaluar në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare në periudha të ndryshme kohore në kohën sa ka qenë kryetar i Komunës së Kaçanikut.

(Kosova Sot Online)