IKSHKP nëpërmjet një fotografie ua tërheq vërejtjen qytetarëve për COVID -19

  • 17 June 2020 - 17:44
 IKSHKP nëpërmjet një fotografie ua tërheq vërejtjen qytetarëve për COVID -19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se bartja e maskave është obligative. Në një postim të IKSHPK’së në Facebook, thuhet se si pasojë e mos bartjes së maskave nga qytetarët, po rrezikohet shëndeti i të gjithëve

“Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar”, thuhet në postimin e IKSHPK’së.

IKSHPK thotë se pakujdesia e qytetarëve po e shton rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

“Pakujdesia e juaj shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë thirrje që të respektohen masat e vendosura për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së virusit COVID-19.

Po ashtu, në njoftimin e IKSHPK’së thuhet se grumbullimi i madh i njerëzve përbën rrezik për përhapjen e virusit.

“Kjo ndodhë për shkak të grumbullimit të madh të njerëzve, për shkak të përfshirjes pastaj të njerëzve të moshave të ndjeshme të moshuara, për shkak të përfshirjes së njerëzve me sëmundje kronike të cilët nuk janë të mbrojtur, sepse fatkeqësisht për këtë sëmundje ende nuk ka terapi dhe parandalim me vaksinë dhe e vetmja mundësi e parandalimit është përmbajtja e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)