BE: Samit global për qasje të barabartë ndaj vaksinave antikoronavirus

  • 17 June 2020 - 22:56
 BE: Samit global për qasje të barabartë ndaj vaksinave antikoronavirus

Komisioni Europian ka miratuar strategjinë për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe aplikimin e vaksinës së COVID-19.

Qëllimi është sigurimi i vaksinave të sigurta dhe efikase në 12 deri 18 muajt e ardhshëm.

Komisioni ka paralajmëruar për realizimin e samitit global mbi furnizimin e vaksinave për në 27 qershor.

“Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, do të shqyrtojmë mundësinë që vendet në mbarë botën të bien dakord që të mobilizojnë fonde për rezervim të përbashkët të vaksinave të ardhshme”, deklaroi kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Përfaqësuesit e Komisionit Europian theksojnë se kanë marrë mbështetje nga vendet anëtare për të siguruar qasje të shpejtë të vaksinave për 27 vendet e BE-së dhe popullsinë e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë po bëjnë përpjekje globale për të siguruar qasje të barabartë ndaj vaksinave sa më shpejt që të jetë e mundur.

(Kosova Sot Online)