Aeroporti i Prishtinës ka anuluar të gjitha fluturimet për sot

  • 18 June 2020 - 07:40
Aeroporti i Prishtinës ka anuluar të gjitha fluturimet për sot

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimet e planifikuara për sot.

“Ju informojmë se fluturimet e datës 18 Qershor 2020, janë anuluar.
Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë që ky aeroport anuloi fluturimet e planifikuara edhe për datën 16 dhe 17 qershor.

(Kosova Sot Online)