Inspektohen lokalet në Prizren, për të parë nëse po respektohen masat ndaj koronavirusit

  • 18 June 2020 - 07:46
Inspektohen lokalet në Prizren, për të parë nëse po respektohen masat ndaj koronavirusit

Inspektorati sanitar nga ora 08:00 ka inspektuar dyqanet, lokalet dhe veprimtaritë e tjera në Prizren nëse po respektojnë udhëzimet e reja sipas manualit të ri të nxjerr nga Qeveria për luftimin e koronavirusit.

Inspektorët kanë kontrolluar nëse punëtorët po mbajnë maska, a po mbahet distanca sociale dhe se cili është niveli i pastërtisë nëpër lokale.

Kështu ka bërë të ditur, Ibrahim Tërshnjaku nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës, i cili ka thënë se do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim ta bëjnë inspektimin.

“Kemi parë që Prizreni ka filluar me të mbarë respektimin e të gjitha masave. Nuk do të zmbrapsemi në luftën kundër pandemisë. Do të jemi të angazhuar maksimalisht bashkë me Policinë e Kosovës për zbatimin e masave sipas manualit”, është shprehur Tërshnjak 

Ai po ashtu shtoi se do të inspektohen edhe subjektet afariste, qendrat tregtare dhe institcuonet tjera.


(Kosova Sot Online)