‘Tezja më gjeti të fejuarin, më bindi të qepesha’, rrëfimi i vajzës që riktheu virgjërinë me operacion: Kur isha 15-vjeçe…

  • 18 June 2020 - 12:30
‘Tezja më gjeti të fejuarin, më bindi të qepesha’, rrëfimi i vajzës që riktheu virgjërinë me operacion: Kur isha 15-vjeçe…

Virgjëria ishte tematika e episodit të ri të emisionit “Jeta pa filtër” në “News 24” me autore psikologen Ervisa Lula, ku është transmetuar rrëfimi i një vajze e cila e kishte humbur virgjërinë në adoleshencë dhe më pas i është nënshtruar procedurës së qepjes.

Dëshmia e asaj vajze anonime që ka bërë ndërhyrje për të rikthyer virgjërinë ka ngjallur reagime.

“Unë e kam humbur virgjërinë kur nuk e kuptoja as vet se cfarë ishte. Në atë kohë i dashuri im ishte 19 kurse unë 15 vjeç. Vinte në shtëpi kur prindërit e mi ishin në punë, ndërsa një ditë ai thjesht më tha që donte të më shihte të zhveshur. Gjithmonë më thoshte që ai donte që unë të isha e virgjër, tani e kujtoj, sa budallaqe që kam qenë.

Gjithsesi, vjet tezja u bë shkesë që unë të fejohesha, me nipin e burrit të saj, më mbushi mendjen të bëja procedurën e qepjes, ca presioni i familjes dhe moshës, isha e detyruar ti jepja drejtim punëve të mia e vendosa të shkoja te gjinekologia. Atje pashë edhe dy vajza të tjera që prisnin në radhë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)