Lavrov e pyet për maskë, Daçiq i hudhet në përqafim

  • 18 June 2020 - 16:08
 Lavrov e pyet për maskë, Daçiq i hudhet në përqafim

Sot në Serbi ka arritur Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov. Kryediplomatin rus në aeroport e ka pritur Ivica Daçiq bashkë me ambasadorin Aleksander Bocan-Kharchenko.

Me të zbritur nga aeroplani, Lavrovin në fund të shkallëve e ka pritur, Ivica Daçiq, i cili nuk po mbante fare maskë.

Një gjë e tillë i kishte rënë në sy edhe Lavrovit i cili para se të përshëndetej me Daçiqin e ka pyetur këtë të fundit se ku e ke maskën.

Megjithatë kryediplomati serb një pyetje të tillë të Lavrov e ka tejkaluar me një buzëqeshje dhe i është hedhur në përqafim politikanit rus.

Pas Daçiqit, Lavrov është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kjo vizitë e Lavrov i paraprinë udhëtimit të Vuçiqit për në Moskë dhe Washington.

(Kosova Sot Online)