Shtim i madh i hyrjeve ilegale në Zvicër pas zbutjes së masave të pandemisë

  • 18 June 2020 - 17:20
 Shtim i madh i hyrjeve ilegale në Zvicër pas zbutjes së masave të pandemisë

Qëndrimet e paligjshme, nga 215 sa ishin në prill, kanë arritur në 461 në fund të muajit maj

Që nga dita kur janë zbutur kontrollet kufitare, më 16 maj, në Zvicër janë shtuar dukshëm hyrjet e paligjshme dhe aktivitetet e kontrabandës, shkruan srf.ch.

Statistikat mujore të Administratës Doganore Federale (EZW) tregojnë se në dy muajt e bllokimit, hyrjet e paligjshme kishin rënë për 53 për qind ndërsa trafikimi, 30 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Qëndrimet e paligjshme, nga 215 sa ishin në prill, kanë arritur në 461 në fund të muajit maj, transmeton albinfo.ch. Një rritje e madhe por, kur dihet se në majin e vitit 2019, ishin 988, shihet se bëhet fjalë për një numër dukshëm më të ulët.

Zvicra u ka dorëzuar 159 persona autoriteteve të huaja gjatë majit 2020. Ndërsa në majin e vitit 2019 ishin dorëzuar  432, përcjell albinfo.ch. Në prillin e vitit 2020  ishin vetëm 63 të tillë.

Administrata Federale e Doganave vlerëson se shifrat do t`u afrohen përsëri atyre të vitit të kaluar pasi kufijtë në zonën Shengen janë hapur përsëri që nga 15 qershori i vitit 2020.

(Kosova Sot Online)