Hoti i aprovon propozimet e Nismës për zëvendësministra

  • 18 June 2020 - 20:44
 Hoti i aprovon propozimet e Nismës për zëvendësministra

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka aprovuar emrat e propozuar nga partnerja e koalicionit, Nisma Socialdemokrate, për zëvendësministra në qeverinë e tij.

Hoti sot i ka emëruar zëvendësministra katër pjesëtarë të partisë së Fatmir Limajt, ka mësuar  Express nga burimet e saj.

Zafir Berisha është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme, ndërsa Bekim Brestovci zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Enver Hoti është bërë zëvendësministër i Bujqësisë, ndërkaq Valdete Bajrami është emëruar zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

(Kosova Sot Online)