Shqiptari humb jetën tragjikisht në Itali

  • 18 June 2020 - 21:06
 Shqiptari humb jetën tragjikisht në Itali

Një shqiptar humbi jetën në mënyrë tragjike në Itali.

Ai është identifikuar si 52- vjeçari Bardhosh Dajko.

Sipas mediave italiane ai po kalonte disa momente relaksi, duke peshkuar në brigjet e lumit të Vermiglianës në Osanë përpara se të kthehej në punë në një piceri familjare në Mezzana.

Teksa tentoi të hidhte grepin në lumë shqiptari pa dashje goditi kabllot e tensionit të lartë dhe vdiq menjëherë.

Banorët e zonës dëgjuan një zhurmë të fortë të shkaktuar nga shkarkesa elektrike dhe thirrën menjëherë policinë.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit dhe ambulancat.

Pas disa kërkimesh të bëra përgjatë lumit, trupi i burrit u gjet i pajetë.

(Kosova Sot Online)