Harta e të prekurve me koronavirus në Kosovë

  • 19 June 2020 - 07:26
Harta e të prekurve me koronavirus në Kosovë

Nga 457 mostra të testuara, sonte janë konfirmuar edhe 83 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 1 mijë e 916 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Nga kjo shifër e përgjithshme, 973 persona janë shëruar, kurse 34 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Numri i personave të testuar për COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 20 mijë e 206.

Sipas tabelës së publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve pozitive me koronavirus, e pasuar nga Vushtrria dhe Prizrenit dhe në vendin e katërt Ferizaj.

Më poshtë gjeni statistikat për të gjitha komunat e Kosovës.

Image


(Kosova Sot Online)