Komuna e Gjilanit e shpall “Personalitet i vitit 2020 pas vdekjes” Agon Musliun

  • E.K /
  • 19 June 2020 - 15:50
 Komuna e Gjilanit e shpall “Personalitet i vitit 2020 pas vdekjes” Agon Musliun

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka ndarë mirënjohje për nder të 21-vjetorit të çlirimit të qytetit.

Haziri me këtë rast ka shpallur Agon Musliun “Personalitet të vitit 2020 pas vdekjes”.

Agon Musliu vdiq tragjikisht në karantinën e Qendrës së Studentëve, pasi kishte ardhur nga Gjermania.

Kryetari Haziri  bëri apel që rasti i tij të zbardhet nga organet e drejtësisë.

“Personaliteti i vitit për vitin 2020 pas vdekjes i ipet Agon Musliut, emri i të cilit do të vendoset edhe në grupin e lexuesve në bibliotekën e qytetit dhe lutemi që rasti I tij të zbardhet. Organet e drejtësisë e kanë për borxh jo vetëm familjes Musliu por krejt qytetarëve të Gjilanit, krejt të rinjëve të Kosovës që rasti I tij me u zbardhë. Lutemi që të pushojë trupi I tij I qetë, dhe shpirti I tij do të pushojë vetëm kur të zbardhet rasti”, ka thënë Haziri me këtë rast.

Haziri ka ndarë mirënjohje edhe për mjekë dhe veprimtarë tjerë të kësaj komune për kontributin e tyre ndër vite.

(Kosova Sot Online)