Thaçi takon zyrtarët nga Shqipëria: Me një koordinim më të mirë mund të tërheqim më shumë turistë

  • E.K /
  • 19 June 2020 - 18:03
 Thaçi takon zyrtarët nga Shqipëria: Me një koordinim më të mirë mund të tërheqim më shumë turistë

Presidenti Hashim Thaçi është takuar me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Thaçi ka thënë se Kosova dhe Shqipëria me një koordinim më të mirë ndërshtetëror për turizmin dimëror gjegjësisht atë veror mund të tërheqin më tepër turistë të huaj.

“Me ministrin Klosi, kryebashkiakët Ndreu e Leli dhe ambasadorin Minxhozi sot biseduam për turizmin në Kosovë e Shqipëri. Të dyja vendet tona kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit. Kosova me turizmin dimëror dhe Shqipëria me atë veror, me një koordinim më të mirë ndërshtetëror, mund të bëhen shumë më atraktive dhe të tërheqin më tepër turistë të huaj”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

(Kosova Sot Online)