Manuali për mbrojtje nga përhapja e Covid-19 del online në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze

  • E.K /
  • 19 June 2020 - 19:32
 Manuali për mbrojtje nga përhapja e Covid-19 del online në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e Virusit COVID-19, i cili ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e infektimit me COVID-19.

Sipas MSH’së, thuhet se manuali është dokument dinamik i cili do të përditësohet varësisht nga situata epidemiologjike dhe vlerësimi i riskut.

“Në këtë dokument do të shtohen edhe udhëzues tjerë specifikë dhe do të përditësohet, plotësohet apo ndryshohet bazuar në të dhënat më të reja shkencore”.

“Manuali përmban udhëzues të hartuar nga fusha të ndryshme të cilët paraprakisht janë analizuar dhe vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e MSH’së.

Këtu më poshtë keni linkun në të cilin e keni Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e Covid-19 në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, gjithashtu dhe protokolle dhe udhëzues të tjerë kundër Covid-19.

Manual për parandalimin dhe luftimin e COVID-19         

(Kosova Sot Online)