Sveçla: Me përgjegjësi e them se i lashë të mbyllura kasafortat në MPB

  • S.A /
  • 20 June 2020 - 07:25
Sveçla: Me përgjegjësi e them se i lashë të mbyllura kasafortat në MPB

Ish- ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur sonte për herë të parë për hapjen e kasafortës me dokumente konfidenciale në zyrën e ministrit të Punëve të Brendshme.

“Me përgjegjësi të plotë them se të dy kasafortat janë dorëzuar të mbyllura sekretares permanente  nga shefi i kabinetit tim dhe nga njëri nga këshilltarët.  Çelësat e në zarf të mbyllur  janë dorëzuar sekretares”, tha ai. Ai tha se kjo është një fushatë kundër tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Fushata kundër meje dhe VV po vazhdon përkundër që nuk jemi në pushte. Kjo është në kuadër të shpifjeve herë nga Hashim Thaçi e herë nga Agim Veliu. Sulme që nuk kanë të bëjnë asgjë me të vërtetën. Unë nuk jam kam dorëzuar detyrën sikurse ai mua kur është shkarkuar. Ka qenë vendim publik”, tha ai.

(Kosova Sot Online )