Gjermania shënon 601 raste të reja të koronavirusit për 24 orë

  • S.A /
  • 20 June 2020 - 10:04
Gjermania shënon 601 raste të reja të koronavirusit për 24 orë

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 601 raste të personave të infektuar me koronavirus.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë shkoi në 189,135, shkruan “The Guardian”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 11 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 8,883 persona.

Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të infektimeve në Evropë, por ka shënuar shumë më pak viktima në krahasim me Britaninë e Madhe, Italinë, Spanjën dhe Francën.

{473168/}

Qeveria gjermane ka përgatitur pako të mëdha financiare për ta rimëkëmbur ekonominë pas krizës së shkaktuar nga pandemia dhe ka filluar t’i largojë masat kufizuese, përfshirë kontrollet kufitare me shtetet që janë pjesë e Zonës Schengen.

(Kosova Sot Online )