Sa persona në Kosovë i morën 170, 130 dhe 100 euro gjatë javës së fundit

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 10:55
Sa persona në Kosovë i morën 170, 130 dhe 100 euro gjatë javës së fundit

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se është duke vazhduar zbatimi i masave për ndihmë të bizneseve dhe punëtorëve.

Derisa në mëngjesin e sotëm ministrja e Financave tregoi se sa personave në Kosovë iu bënë pagesat.

Bajrami ka treguar se Ministria e Financave gjatë këtij muaji ka ekzekutuar pagesa për rreth 10,668 qytetarë.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i vendit Avdullah Hoti.

Hoti tha se ndihet i lumtur meqë kjo ndodhi brenda dy javësh të punës intensive të qeverisë me të cilën ai udhëheq.

“Jam i lumtur t’ju njoftoj që brenda 2 javësh të punës intensive kemi paguar gjithsejte 10668 qytetarë

ëNga 170 euro për paga mujore

ëNga 100 euro shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve

ëNga 130 euro punëtorëve që kanë humbur vendet e punës shkaku i pandemisë

ëNga 130 euro për kompanitë që kanë regjistruar punëtorë të rinj

ëSë shpejti ekzekutohet edhe pagesa 50% për qiratë e bizneseve”, ka njoftuar Hoti.

(Kosova Sot Online)