Elshani, PDK: Reagimet e VV për zgjedhjet serbe janë vazhdim i mashtrimit që e bënë në pandemi me Serbinë

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 12:10
 Elshani, PDK: Reagimet e VV për zgjedhjet serbe janë vazhdim i mashtrimit që e bënë në pandemi me Serbinë

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se deri tani nuk ka asnjë kërkesë formale në KQZ për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Ai tha se reagimet e Vetëvendosjes për zgjedhjet serbe në veri, janë vazhdim i mshtrimeve të partisë së Albin Kurtit.

“Reagimet e zyrtarëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet serbe janë vazhdimësi e mashtrimeve të tyre me qytetarët e Kosovës. Qeveria Kurti për 100 ditë hapi tërësisht kufijt e Kosovës me Serbinë dhe bashkëpunoi me shtetin serb ndërsa mbylli kufijt e Kosovës me Shqipërinë. Këto reagime tani që janë në opozitë, janë të turpshme”, tha Elshani.

(Kosova Sot Online)