Çifti kinez, 2 të infektuarit e parë me Covid-19 në Itali i dhurojnë spitalit ku u kuruan 40 mijë euro

  • G.G /
  • 20 June 2020 - 18:57
Çifti kinez, 2 të infektuarit e parë me Covid-19 në Itali i dhurojnë spitalit ku u kuruan 40 mijë euro

Çifti i turistëve kinezë nga Wuhani të cilët shënuan dy rastet e para të të infektuarve Covid 19 në Itali, i kanë dhuruar 40 mijë euro spitalit Spallanzani në Romë ku qëndruan në kurim për 49 ditë rresht.

Më datë 29 janar 2020, çifti i moshës 66 vjeç e 65 vjeç morën ndihmën e parë mjekësore në një hotel luksoz në qendër të Romës ku kishin mbërritur për turizëm. Analizat mjekësore verifikuan se ishin të prekur nga koronavirusi e pak orë më vonë Kryeministri italian Gisueppe Conte në një konferencë shtypi deklaroj se në Itali janë vërtetuar 2 rastet e para të Covid 19.

Pas shumë ditësh në terapi intensive, e pas 49 ditësh kurim mjekësorë dy turistët kinezë lanë spitalin më datë 20 prill e me një letër publike falënderuan Italinë e të gjithë stafin mjekësorë për kujdesin e shpëtimin e jetës.

Pak orë më parë në shenjë mirënjohje dy turistët kinezë i dhuruan 40 mijë euro spitalit të sëmundjeve infektive në Romë Institutit Spallazani-

Lajmi u bë i ditur nga vetë ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

“Është një gjest i bukur, tha ai, e sot më shumë se kurrë duhet të mbrojmë pricipin e universalizmit të sistemit tonë shëndetësor kombëtar. Nëse një qenie njerëzorë është keq nga shëndeti duhet kuruara pavarësisht kushteve ekonomike në të cilat ndodhet.”

Ndërsa drejtori i Institutit Spallanzani tha se ” është një gjest zemërgjerësie që vlerëson punën tonë e kujdesin e madh që kemi treguar për t’i shpëtuar.”

(Kosova Sot Online)