Flet Policia e Kosovës për vetëvrasjen në burgun e Lipjanit

  • G.G /
  • 20 June 2020 - 19:36
Flet Policia e Kosovës për vetëvrasjen në burgun e Lipjanit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një komunikate për media kanë thënë se sipas informatave që kanë dyshohet se një e paraburgosur me inicialet D.R ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke bërë me dije se janë në vend-ngjarje.

“Sot, më 20.06.2020, pak para orës 17, policia është njoftuar për një rast në Burgun e Lipjanit, ku një femër e cila ishte duke vuajtur dënimin ka humbur jetën. Policia ka shkuar në vend-ngjarje dhe është duke e trajtuar rastin”, ka thënë për  Express, Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)