Rrëfehet shqiptari: Ish e dashura më bën magji për të më ndarë nga nusja, po më shkatërron jetën

  • G.G /
  • 22 June 2020 - 11:54
Rrëfehet shqiptari: Ish e dashura më bën magji për të më ndarë nga nusja, po më shkatërron jetën

Kur “ish”-i nuk të shqitet dhe të ndjek nga pas edhe kur ti ke krijuar familjen tënde.

Ky është një problem që po përballet një 31-vjeçar nga Skrapari, i cili është ndarë nga ish e dashura dhe tani është martuar me një tjetër, me të cilën është i lumtur.

Por jeta e tij po shkatërrohet prej saj dhe sipas tij as policia nuk mund t’i japë zgjidhje.

 Ja cili është problemi i 31-vjeçarit:

Behet fjal per te kaluaren time, por ka kaluar 1 vit dhe un tani jam I martuar dhe I lumtur me ate qe kam ne krah. Por nje karagjoze nga e kaluara ime shikoni ça ka ber veç zileve pa fund me privat shkon gervisht makinen time, por mbi te gjitha jan disa copa letre me shkronja arabe te doreza e deres te cilat jan pergatitur nga nje “m agjistreckë” sipas asaj qe kuptoj un keto te fundit I ben qe un te ndahem nga nusja duke ren ne dashuri me ish-en nepermiet ketyre “magjive” kisha degjuar magji por nuk besoja se ka njerez te tille por fakti tregon qe ka akoma qe per 10 mij lek qe marin I bejn keq dikujt qe nuk e njofin fare, un jam mese I qet dhe I sigurt qe nuk me ndan dot nga nusja le te bej ça te doj sepse kjo puna e magjise eshte me shume psikologjike fiksohesh te e keqja dhe shkatron veten por un nuk jam nga ata qe fiksohem dhe esht vetem humbje kohe per ate qe I ben keto gjera, por I them atij/ asaj qe shkruan arabisht bravo te qoft kur gjen njerez budallenj qe te mbajn me lek.’’

(Kosova Sot Online)