94 raste aktive me koronavirus në Prizren, Haskuka e ka një shqetësim rreth testimeve

  • G.G /
  • 22 June 2020 - 13:10
94 raste aktive me koronavirus në Prizren, Haskuka e ka një shqetësim rreth testimeve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka dhënë statistikat e fundit rreth gjendjes me COVID-19 në këtë komunë dhe testimeve që po bëhen atje. Ai ka treguar se aktualisht janë 94 raste aktive me këtë sëmundje, raporton Express.

Haskuka ka thënë se është brengosës fakti që kohëve të fundit gjithnjë e më shumë kemi raste të identifikuara në klinikat infektive, kurse i atyre të identifikuara nga gjurmimet është duke rënë.

Sipas tij, kjo po ndodh për shkak se ka kërkesa të mëdha për teste, ndërkaq numri i testeve që po bëhen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, për ata që nuk kanë simptome, po zvogëlohet.

“Ne si Komunë e Prizrenit kemi ndërmarrë hapat për mbrojtjen e stafit administrativ, në mënyrë që edhe shërbimet të vazhdojnë pa ndërprerje. Po ashtu kam kërkuar nga Inspektorati Komunal dhe Policia e Kosovës që të monitorojnë implementimin e masave nga ana e bizneseve, ku mbajtja e maskave është obligative”, ka shkruar Haskuka.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë me virusin SARS-CoV-2, në Prizren kanë qenë 216 të infektuar, prej t&eu

(Kosova Sot Online)