Në Gjilan zhduket një grua

  • 22 June 2020 - 13:27
Në Gjilan zhduket një grua

Një person ka njoftuar se bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Livoq i Poshtëm të Gjilanit.

Ankuesi ka njoftuar se bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia më 18 qershor dhe më nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.

(Kosova Sot Online)